• e mërkurë, 27 nëntor 2024

ANEB: Lirohet drejtori i përgjithshëm i centralit bërthamor Zaporozhje

ANEB: Lirohet drejtori i përgjithshëm i centralit bërthamor Zaporozhje
Vjenë, 3 tetor 2022 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i centralit bërthamor  Zaporozhje në Ukrainë, i cili u arrestua nga forcat ruse, është liruar, njoftoi sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (ANEB), e cila ka ekspertët e saj në central. "E mirëpres lirimin e Igor Murashov", shkroi shefi i ANEB Rafael Grosi në llogarinë e tij në Tuiter, duke shtuar se ai kishte marrë konfirmimin se drejtori i përgjithshëm i centralit bërthamor Zaporozhje ishte kthyer në shtëpi "gjallë dhe shëndosh". Drejtori i centralit  të premten ishte "arrestuar" nga patrulla ruse duke udhëtuar nga centrali për në qytetin e kontrolluar nga Rusia, Ernogodar, njoftoi më herët operatori ukrainas Energoatom. Automjeti në të cilin ndodhej drejtori i shtabit u ndalua dhe ai u nxor prej tij, më pas i lidhën sytë dhe u dërgua në një drejtim të panjohur, njoftoi agjencia ukrainase. Centrali bërthamor në  Zaporozhje, më i madhi në Evropë, është nën kontrollin e trupave ruse që nga fillimi i marsit, por ndodhet jo shumë larg vijës së demarkacionit midis territoreve të kontrolluara nga Kievi dhe rajoneve të pushtuara nga Moska. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR