ANEB kërkon hollësi precize për statusin e uraniumit në Iran
- Shefi i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, kërkon caktësi nga Irani për atë se ku ndodhet materiali bërthamor.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:21, 23 qershor, 2025
Vjenë, 23 qershor 2025 (MIA) - Shefi i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, kërkon caktësi nga Irani për atë se ku ndodhet materiali bërthamor.
Në takimin e jashtëzakonshëm të këshillit të guvernatorëve të ANEB-it në Vjenë sot, pas sulmeve të kohëmëparshme amerikane ndaj instalacioneve bërthamore iraniane, Grosi i ceki obligimet adekuate të Teheranit.
"Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abaz Aagçi paralajmëroi masa mbrojtëse për materialin dhe pajisjen bërthamor para sulmeve izraelite dhe amerikane", tha Grosi.
Ai theksoi se çdo transport i materialeve bërthamore duhet të paraqitet në ANEB në pajtim me marrëveshjen obliguese për insspektim mes organit bërthamor dhe Iranit.
Sipas raportit të ANEB-it, Irani posedon mbi 400 kilogramë uranium me nivel të pastërtisë prej 60 për qind, që është pothuajse i përshtatshëm për armatim.
Sipas diplomatëve, kjo mund të shfrytëzohet për prodhim të disa armëve bërthamore nëse materiali pasurohet plotësisht deri 90 për qind.
Teherani insiston se nuk dëshiron të ndërtojë armë bërthamore, por shumë vende kohë më parë janë gjithnjë e më të sheqtësuara se Republika islamike po i afrohet mundësisë për ndërtim të armëve bërthamore.
"Tani nevojitet që inspektorët e ANEB-it t'i kontrollojnë rezervat e Iranit prej 60 për qind uranium", shtoi Grosi.
Sipas deklaratave të tij të mëparshme, ky material do të deponohej në Isfahan, ku Izraeli dhe SHBA-ja bombarduan disa instalacione bërthamore.
Uraniumi paraprakisht ishte prodhuar në instalacione për pasurim në Natanc dhe Fordou, të cilat gjithashtu janë dëmtuar seriozisht.
Grosi vëren se instalacioni i nëntokësor për pasurim të uraniumit në Fordo me siguri është dëmtuar seriozisht nga përdorimi i bombave masive amerikane.
"Duke pasur parasysh ngarkeësn e përdorur shpërthyese dhe natyrën ekstreme të ndjeshme të centrifugave në vibracione, pritet të jetë shkaktuar dëm shumë i konsiderueshëm.Irani e informoi ANEB-in se nuk ka rritje të niveleve të rrezatimit jashtë të gjitha tre lokacioneve", tha ai gjatë fjalimit të tij në takimin e jashtëzakonshëm. ab/
foto: ЕPА