• e premte, 05 dhjetor 2025

ANEB: Janë dëmtuar ndërtesat kyçe në centralin bërthamor të Iranit

ANEB: Janë dëmtuar ndërtesat kyçe në centralin bërthamor të Iranit

Teheran, 20 qershor 2025 (MIA) - Ndërtesa kyçe në centralin bërthamor të Iranit janë ndërtuar gjatë sulmit izraelit, kumtoi Agjencia ndërkombëtare për energji bërhamore (ANEB).

Në orët e hershme të mëngjesit, sulmi izraelit i shënjestroi fabrikën për ujë të rëndë dhe reaktorin në Hondab.

Reaktori u godit dhe dëmtuar, por ANEB dje kumtoi se në atë moment nuk ka qenë në funksion dhe se nuk ka përmbajtur "kurfarë materiali bërthamor".

Agjencia shtoi se nuk ka informata për goditje të mundshme ndaj fabrikës fqinje.

Në përditësimin e sotëm, ANEB kumtoi se "ndërtesat kyçe" në centralin prodhues megjithatë janë dëmtuar.

mes tyre, sipas raporteve, është edhe njësia për destilim.

Izraeli i filloi sulmet të premten e kaluar. Pamundësimi i infrastrukturës bërthamore të Iranit është qëllimi kryesor i sulmeve izraelite, të cilat vazhduan në ditët e fundit në disa lokacione. ab/

fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR