• e premte, 05 dhjetor 2025

ANEB: Irani rriti rezervat e uraniumit përpara sulmit izraelit

ANEB: Irani rriti rezervat e uraniumit përpara sulmit izraelit

 Vjenë, 3 shtator 2025 (MIA) - Rezervat e uraniumit të pasuruar në 60 për qind në Iran, një nivel i afërt me atë të nevojshëm për të prodhuar një bombë bërthamore, u rritën pak para se Izraeli të sulmonte objektet bërthamore të Republikës Islamike më 13 qershor, sipas një raporti konfidencial të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB) të cituar nga mediat amerikane.

 Raporti i ANEB-it thotë se që nga 13 qershori, rezervat e uraniumit të pasuruar në 60 për qind në formën e heksafluoridit të uraniumit në Iran, i cili mund të pasurohet më tej në centrifuga, ishin 440.9 kilogramë.

 Sipas ANEB-it, kjo është e mjaftueshme për të bërë 10 bomba bërthamore, nëse uraniumi pasurohet më tej.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR