• e hënë, 23 dhjetor 2024

ANEB: Irani përsëri po pasurohet me uranium në nivelin e nevojshëm për armë bërthamore

ANEB: Irani përsëri po pasurohet me uranium në nivelin e nevojshëm për armë bërthamore

Vjenë, 26 dhjetor 2023 (MIA)- Autoritetet iraniane e ndryshuan politikën e tyre gjatë disa muajve të fundit dhe vazhduan për pasurimin e uraniumit në nivelet 60 për qind, pra afër nivelit që konsiderohet i mjaftueshëm për të prodhuar armë, njoftoi sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (ANEB).

Mediat britanike transmetojnë se Irani tashmë ka mjaftueshme uranium të pasur deri 60 për qind që, derisa vazhdon me këtë temp të pasurimit, së shpejti do mund të bëjë tre bomba bërthamore.

"Irani e ka rritur prodhimtarinë e tij të pasurimit të lartë të uraniumit, duke anuluar një ulje të mëparshme të prodhimit nga mesi i vitit 2023”, thuhet në njoftimin e ANEB.

Duke ndjekur politikën e ngadalësimit, objektet e pasurimit të uraniumit në kompleksin Natanc dhe fabrikën Fordou, tani po pasurojnë uraniumin në 60 për qind me shpejtësi prej rreth tre kilogramë në muaj", thuhet në deklaratë.

Sipas ANEB rreth 42 kilogram uranium të pasur deri 60 për qind janë të mjaftueshme për të filluar me prodhimin e bombës bërthamore.

Inspektorët e ANEB fillimisht më 25 dhjetor,  vunë në dukje një ndryshim në prodhim në fabrikën Fordou, pas së cilës Irani tha se ndryshimi është bërë më 22 nëntor dhe se shkalla e prodhimit atje kthehet në nivelin para ngadalësimit, shtohet në raport.

"Agjencia pretendon se nga fundi i vitit 2023, norma me të cilën Irani prodhon uranium të pasur deri 60 për qind në këto dy kapacitete bashkë është rritur afërsisht nëntë kilogramë në muaj”, thuhet në raportin e ANEB.

Irani mohon se po punon për krijimin e armëve bërthamore. ss/

Foto: arkivi MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR