• e hënë, 23 dhjetor 2024

ANEB bën thirrje që granatimi në Zaporozhje të ndalet menjëherë

ANEB bën thirrje që granatimi në Zaporozhje të ndalet menjëherë
Gjenevë, 20 nëntor 2022 (MIA) - Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) ka konfirmuar se “shpërthime të fuqishme mbrëmë dhe sot kanë tronditur zonën e centralit bërthamor Zaporozhje”. “Ekspertët e ANEB në Zaporozhje njoftojnë për dhjetëra e më shumë shpërthime nga granatimet dhe janë dëmtuar disa ndërtesa, sisteme dhe pajisje në lokacionin, por asnjëra prej tyre nuk është kritike për sigurinë bërthamore”, informoi ANEB. Drejtori i ANEB-it, Rafael Grosi bëri thirrje që bombardimet të ndalen menjëherë. “Kushdo që qëndron pas kësaj, doemos të ndalet menjëherë. Siç e kam thënë shumë herë deri tani, po luani me zjarrin!”, ka theksuar Grosi. Ai përsëriti apelin e tij deri te të dyja palët në konflikt që të merren vesh dhe sa më parë të krijojnë një zonë të sigurisë bërthamore rreth Zaporozhjes. Muajt ​​e fundit ai është përfshirë në konsultime intensive me Ukrainën dhe Rusinë për formimin e një zone të tillë, por deri më tani nuk ka marrëveshje. “Nuk do të dorëzohem derisa kjo zonë të bëhet realitet, kjo është e nevojshme më shumë se kurrë”, tha Grosi.

QËNDRONI TË LIDHUR