• e hënë, 23 dhjetor 2024

ANEB: Është shkatërruar një stacion për ndjekjen e rrezatimit në afërsi të centralit bërthamor "Zaporozhjë"

ANEB: Është shkatërruar një stacion për ndjekjen e rrezatimit në afërsi të centralit bërthamor

Vjenë, 28 qershor 2024 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi deklaroi se këtë javë në granatim dhe zjarr është shkatërruar stacioni i jashtëm për mbikëqyrje të rrezatimit, 16 kilometra nga centrali bërthamor Zaporozhjë. 

Grosi theksoi se kjo gjithashtu e ul efektivitetin e aftësisë për zbulimin dhe matjen e çdo lirimi radioaktiv gjatë kohës së situatave të jashtëzakonshme, bëri të ditur ANEB në faqen e saj në internet.

Është vërejtur se nga fillimi i vitit 2022, disa stacione për ndjekjen e rrezatimit në zonën 30 kilometërshe rreth centralit bërthamor Zaporozhjë ishin jashtë funksionit në periudha të ndryshme për shkak të dëmtimit nga granatimi. 

Për momentin punojnë katër nga 14 stacione. 

Grosi më parë deklaroi se të gjithë shtatë parimet, të ashtuquajtura shtylla të sigurisë bërthamore, ishin shkelur pjesërisht ose plotësisht në centralin bërthamor Zaporozhjë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR