• e hënë, 23 dhjetor 2024

ANEB: Është ndërprerë bartja e të dhënave nga Çernobili

ANEB: Është ndërprerë bartja e të dhënave nga Çernobili
Vjenë, 8 mars 2022 (MIA) – Është ndërprerë bartja e të dhënave nga sistemet për ndjekjen e masave të instaluara në centralin bërthamor Çernobil, kumtoi sot Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB). Agjencia është duke e shqyrtuar statusin e sistemeve për ndjekjen e masave mbrojtëse në lokacione të tjera në Ukrainë dhe së shpejti do të sigurojë informacione plotësuese. Masat mbrojtëse kanë të bëjnë me sferën e punës së ANEB-it në kuadër të së cilave ndiqet lëvizja e materialit bërthamor. "Lidhur me statusin e centraleve bërthamore operative të Ukrainës, rregullatori tha se tetë prej 15-të reaktorëve në vend punojnë, duke i përfshirë edhe dy në centralin bërthamor Zaporozhje i cili nga java e kaluar është nën kontrollin e rusëve dhe se personeli në centrale punon me turne. Niveli i radiacionit në lokacione është normal", thuhet në kumtesën e ANEB-it.

QËNDRONI TË LIDHUR