Andonovski: Mediat të mbeten të bashkuara - opozita nuk guxon të kryejë presion ndaj gazetarëve
- Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në emisionin "Pro ose kundër", në televizionin Alfa theksoi se qeveria ka bërë hap të rëndësishëm me atë që mediat onlajn dhe internet portalet janë njohur në Ligjin për media.
- Post By Melahat Baftija
- 09:01, 28 janar, 2026
Shkup, 28 janar 2026 (MIA) - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në emisionin "Pro ose kundër", në televizionin Alfa theksoi se qeveria ka bërë hap të rëndësishëm me atë që mediat onlajn dhe internet portalet janë njohur në Ligjin për media.
"Mewndoj se kemi bërë hap shumë të mirë që i kemi futur në ligjin për mediat onlajn, internet portalet me kërkesë të shoqatave të portaleve. Me një ndryshim të shpejtë të ligjit për media kemi arritur t'i njohim si media dhe një pjesë të madhe të tyre, mund të them më lejgitimet, tashmë janë regjistruar në regjistrin e ASHMAA", theksoi Andonovski.
Sipas tij, kjo është me rëndësi të madhe, sepse portalet dhe gazetarët tani më është do të mund ta kërkojnë mbrojtjen e tyre, duke pasur parasysh çfarë legjitimiteti dhe lexueshmërie kanë në shoqëri.
Ministri pafralajmëroi se për herë të parë do ta miratojë Strategjinë për zhvillim të mediave në Maqedoni.
Në kontekst të gjendjeve aktuale, Andonovski paralajmëroi se është e palejueshme që një parti polirike të zbatojë fushatë kundër mediave.
Ai u bëri thirrje mediave të qëndrojnë të bashkuara dhe profesionale.
"Mediat duhet të mbeten të bashkuara, profesionale dhe të vazhdojnë të bëjnë atë që kanë bërë deri tani dhe në të ardhmen. Jam i kënaqur që të gjitha sindikatat dhe shoqatat kanë treguar unitet - kështu duhet të veprohet sa herë që dikush guxon të kërcënojë dhe kritikojë një media të caktuar vetëm sepse nuk pajtohet me pikëpamjet e saj", theksoi Andonovski. mb/
Foto: MTD