• e premte, 05 dhjetor 2025

Andonovski: m.Uslugi - aplikacion që e mban Maqedoninë në pëllëmbë të dorës

Andonovski: m.Uslugi - aplikacion që e mban Maqedoninë në pëllëmbë të dorës

Shkup, 4 tetor 2025 (MIA) - Në Samitin digjital të Ballkanit Perëndimor, ministri i Transformimit Digjital, Sefan Andonovski e prezantoi siper aplikaiconin e ri nacional m.Uslugi, duke e quajtur "revolucion të mendjes dhe ndarjes". Super aplikacioni do të thotë se aplikacioni do t'i përmbajë të gjitha shërbimet që shteti ua ofron qytetarëve, me mundësi për deponimin e dokumenteve elektronike, shërbimeve më të përdorura, përkujtues për skafdimin e afateve dhe kutisë postare elektronike.  

"Ky është një aplikacion që e mban shtetin në pëllëmbë të dorës - një aplikacion për të gjitha dokumentet e rëndësishme, një aplikacion për gjithçka. m.Uslugi është super-alikacioni i ri dhe i vetëm, i thjeshtë për shkarkim, listim, anëtarësim dhe përdorim", deklaroi Andonovski.

Aplikacioni m.Uslugi mundëson që qytetarët t'i kenë dokumentet e tyre më të rëndësishme, mes të cilëve edhe letërnjoftimin, drejtpëdrejtë në telefonin e tyre celular, me siguri të plotë dhe kontroll ndaj të dhënave personale. Përmes kodit QR ultra të sigurt mundësohet ndarje e informacioneve pa rrezik, me përdorim të enkripsionit me standarde më të larta të sigurisë.На Дигиталниот самит на Западен Балкан, министерот за дигитална трансформација, Стефан Андоновски, ја претстави новата национална супер апликација m.Uslugi, нарекувајќи ја „револуција на умот

Në fazën e parë, aplikacioni ofron dy nga shërbimet publike më të përdorura, sipas nevojave të qytetarëve. Siç theksoi ministri, ky ëshgtë vetëm fillimi.

"Çdo version i ri do të sjellë shërbime të reja dhe befasi të reja për ne", shtoi Andonovski.

Kryemimistri Hristian Mickoski, në fjalimin në samitin, e theksoi rëndësinë e aplikacionit m.Uslugi për të ardhmen e transformimit digjital të vendit dhe shtoiu se "është fillimi i revolucionit digjital që do ta ndryshojë rrënjësisht shtetin.

"Me krenari prezantojmë aplikacionin m.Uslugi. Është simbol i epokës së re - të gjitha dokumentet në një portofol digjital, shkëmbim i sigurt i të dhënave, përkujtues për afatet dhe detyrimet, transparencë dhe besim i plotë", tha Mickoski dhe shprehu falënderime të veçanta për ministrin Andonovski dhe ekipin e tij për, siç tha ai, "punën e palodhur dhe të rreptë" në zbatimin e kësaj iniciative.

Me këtë aplikacion, Maqedonia po bën një hap të madh drejt transformimit digjital, duke siguruar qasje moderne, efikase dhe të sigurt në shërbimet publike për çdo qytetar. mb/

Foto: Ministria e Transformimit Digjital

 

QËNDRONI TË LIDHUR