• e diel, 22 dhjetor 2024

Anëtarët e Lev Tahor: Pa nevojë është duke u krijuar urrejtje kundër nesh

Anëtarët e Lev Tahor: Pa nevojë është duke u krijuar urrejtje kundër nesh
Ohër, 23 shkurt 2022 (MIA) - Anëtarët e grupit fetar hebre Lev Tahor, të cilët aktualisht janë duke qëndruar në hotelin "Praga" në fshatin Gorno Lakoçerej të Ohrit, besojnë se ndaj tyre është krijuar urrejtje e panevojshme, duke i hedhur poshtë si gënjeshtra dhe spekulime akuzat për aktivitetet e tyre në vendet ku qëndrojnë përkohësisht. Anëtari i grupit në një deklaratë për media tha se Maqedonia e Veriut është një vend i bukur, njerëzit janë të mirë, pavarësisht se individët reagojnë negativisht ndaj pranisë së tyre. "Ne jemi këtu për të vizituar disa objekte hebreje, sinagoga, për të vizituar të afërmit, varret e paraardhësve tanë. Nuk kemi në plan të kërkojmë ndonjë vendbanim të përhershëm, jemi këtu përkohësisht, kemi një leje qëndrimi tre mujore dhe nuk kemi ndërmend për të qëndruar këtu për më shumë se një muaj", tha ajo. Lidhur me reagimet e popullatës vendase, ajo vëren se ndaj tyre ka një urrejtje të panevojshme, u mohohet e drejta për të udhëtuar lirshëm, për të vizituar vendet për të cilat edhe kanë ardhur. "Me gjithçka që po ndodh, reagimet, ne jemi ende në kërkim të një vendi ku të mund të vendosemi dhe të jemi në gjendje të qëndrojmë mirë, dhe në fund të bëjmë atë për të cilën jemi këtu, të vizitojmë vendet me interes. Ne shpenzojmë para, kërkojmë një vend ku të qëndrojmë, pa na dhënë mundësinë të fokusohemi në atë që jemi këtu. Në këtë mënyrë nuk do të mund të vizitojmë asnjë vend për shkak të të cilit kemi ardhur këtu", tha ajo. Ai përjashton kategorikisht pretendimet dhe akuzat se ata janë spiunë, aq më pak terroristë. "Njerëzit janë pa nevojë agresivë ndaj nesh. Ne nuk jemi dëbuar nga BeH, këto janë vetëm spekulime mediatike, zgjedhja jonë ka qenë që të largohemi prej andej sipas planeve dhe pastaj të vijmë këtu. Ne nuk kemi një vendbanim të përhershëm për momentin, ne po kërkojmë një vend ku do të lejohemi të praktikojmë të drejtat tona njerëzore dhe liritë fetare, siç është shkruar në Bibël. Ndërkohë jemi duke transituar, nuk e dimë se kur do të ndodhë, por tani për tani nuk kemi plane për një destinacion të përhershëm”, tha ajo. Sa i përket mënyrës se si i mbulojnë shpenzimet e udhëtimit, ajo shpjegoi se në grup ka njerëz që kanë kursimet e tyre, disa prej tyre punojnë onllajn, ndihmojnë njëri-tjetrin. Problemi i vetëm, siç tha ajo, është se për shkak të migrimit të vazhdueshëm për ato paraqesin kosto shtesë të panevojshme. Banorët e fshatit Gorno Lakocerej u mobilizuan dhe paralajmëruan një protestë për praninë e anëtarëve të Lev Tahor në hotelin "Praga", duke kërkuar që ata të largoheshin për shkak të frikës së pretenduar për sigurinë e fëmijëve të tyre. Reagime ka pasur edhe në rrjetet sociale, ku janë publikuar statuse dhe komente me përmbajtje të papërshtatshme dhe kërcënuese. Një grua nga Ohri ka marrë kallëzim penal edhe për publikimin e përmbajtjeve në profilin e saj në Fejsbuk, me anë të së cilës ka kryer veprën penale të “përhapjes së materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik” të dënueshme nga neni 394-d i Kodit Penal. Nga MPB-ja zyrtarisht u kumtua se anëtarët e grupit kanë pasaporta të ligjshme dhe u është lejuar qëndrimi i përkohshëm në Maqedoni. "Grupi nuk paraqet asnjë rrezik dhe apelojmë për tolerancë dhe solidaritet me ta", kumtuan nga MPB-ja, ndërsa policia e Ohrit me informacione se nuk ka asnjë denoncim apo ankesë për qëndrimin e tyre në territorin e Komunës së Ohrit. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR