• e diel, 22 dhjetor 2024

Anëtarët e Kabinetit ushtarak izraelit lajmëruan se nuk do të ndalen deri në fitoren e plotë

Anëtarët e Kabinetit ushtarak izraelit lajmëruan se nuk do të ndalen deri në fitoren e plotë

 Tel Aviv, 23 janar 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ministri i Mbrojtjes Joav Galant dhe anëtari i tretë i kabinetit ushtarak izraelit, Beni Ganc, sot publikuan video me deklaratë të përbashkët ku thuhet se lufta do të vazhdojë me fuqi të plotë edhe përkundër vdekjes së djeshme të 24 ushtarëve.

"Ne përulemi në shenjë të kujtimit për të vrarët tanë, megjithatë nuk pushojmë për asnjë çast të ndjekim qëllimin e domosdoshëm për të arritur fitoren e plotë. Ne do të luftojmë së bashku dhe do të fitojmë së bashku, tha Netanjahu.

"Ne vazhdojmë në këtë kohë në frymën e të vrarëve të kryejmë detyrën dhe të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”. Forcat tona janë thellë në territorin armik, në Kan Junis”, tha ministri i Mbrojtjes, duke vlerësuar se humbja e 24 ushtarëve, përfshirë 21 rezervistë, është një “goditje e rëndë.

Duke iu referuar kufirit verior me Libanin, Gallant tha se gjithçka që ndodh atje po monitorohet dhe se “Hezbollahu vazhdon të provokojë”, por se Izraeli është gati, se nuk dëshiron luftë, por është i gatshëm për çdo situatë në atë pjesë të vendit.

"Mëngjesin e sotëm të gjithë zemrat tona janë thyer përballët personave të rënë dhe familjeve të tyre, tha Ganc, ish kryetar i Shtatëmadhrisë, duke aluduar për vdekjen e ushtarëve në Rripin e Gazës dhe duke shtuar se detyra për të cilën ata ranë ende nuk ka përfunduar të përmbushet, për të garantuar sigurinë e Izraelite, fëmijët e Izraelit dhe të ardhmen e vendit".

Ai ka bërë të ditur se do të bëhet bashkë dhe se nuk ka dyshim se vrarët do të presin një vazhdim.

Njëzet e katër ushtarë izraelit janë vrarë dje në Gazë, i cili është numri më i madh i viktimave të ushtrisë izraelite në një ditë gjatë kohës së luftën tremujore.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite theksoi se 21 ushtarë kanë humbur jetën në dy ndërtesa, në të cilët ishin vendosur mina, u shembën kur militantët qëlluan mme granata në një tank aty pranë.

Në mediat lokale ishte publikuar se shplrthimi të cilët e kanë vendosur ushtarët ishte aktivizuar para kohe.

Më herët ushtarët publikuan se tre ushtarë janë vrarë në një sulm të veçant në Gazë.

Presidenti izraelit Isak Hercog tha se ky mëngjes kishte qenë "i padurueshëm i vështirë" dhe Netanjahuka njoftuar vazhdimin e luftës në Gazë deri në "fitoren absolute", ndërsa presioni mbi qeverinë e tij rritet për të vendosur një armëpushim në luftë kundër Hamasit. rq/ab/

Foto: IDF

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR