• e shtunë, 05 tetor 2024

Ançeloti i ofroi Modriqit që të kyçet në stafin teknik

Ançeloti i ofroi Modriqit që të kyçet në stafin teknik

Madrid, 20 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti i ka ofruar legjendës së klubit Luka Modriq që t'i kyçet stafit të tij teknik, shkruan "The Athletic“.

Siç dihet, kroatit 38 vjeçar i përfundon kontrata në pranverë dhe merr minutazhë gjithnjë e më të vogël, me siguri në fund të sezonit do ta lë klubin mbretëror.

Për këtë arsye, trajneri i Realit, Ançeloti i ka ofruar Modriqit që të kyçet në stafin e tij teknik në Real Madrid. Megjithatë kjo mund të ndodh vetëm nëse kroati vendos të heq dorë nga futbolli në fund të sezonit.

Propozimi është dhënë para dy muajve, ndërsa "Atletik" informon se Modriq fillimisht e ka refuzuar ofertën, por ende mendon për vendimin e tij, edhe pse më shumë gjasa ka që të vazhdojë të luajë.

Në sezonin vijues Modriq ka 28 ndeshje, një gol dhe gjashtë asistime për Real Madridin në të gjitha ndeshjet. Ai është pjesë e "Klubit mbretëror" nga viti 2012. mb/

Foto: EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR