• e hënë, 23 dhjetor 2024

Amnesti paralajmëroi për rritje të vdekshmërisë tek civilët në rast të ofenzivës tokësore në Rafah

Amnesti paralajmëroi për rritje të vdekshmërisë tek civilët në rast të ofenzivës tokësore në Rafah

Uashington, 10 maj 2024 (MIA) - Dega amerikane e grupit për të drejta të njeriut Amnesti interneshënëll sot paralajmëroi se ofenziva tokësore izraelite ndaj qytetit Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, do të shkaktojë vdekje të një numri të madh të civilëve të cilët nuk mund të marrin ndihmë.

"Askujt në Gazë nuk mund t'i sigurohet sasia e nevojshme e ndihmës për momentin. Nëse nuk ndërpritet operacioni i planifikuar tokësor, do të vriten edhe mijëra civilë të tjerë", thanë nga grupi në platformën X.

Amnesti theksoi se është e domsodoshme qeveritë në mbarë botën të ushtrojnë presion për vendosje të ndërprerjes së përhershme të zjarrit në enklavën palestineze.

Në Rafah ka rreth 1,4 milion njerëz, prej të cilëve së paku 600.000 janë fëmijë, të cilët po përballen me mungesë të ujit të pijshëm, ushqimit dhe barërave.

Izraeëi e sulmoi këtë qytet palestinez këtë javë duke pohuar se bëhet fjalë për "operacion të kufizuar". ab/

Foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR