• e enjte, 02 prill 2026

Amnesti Interneshënëll: Sulmi vdekjeprurës i Iranit në qytetin izraelit Beit Shemesh është krim lufte

Amnesti Interneshënëll: Sulmi vdekjeprurës i Iranit në qytetin izraelit Beit Shemesh është krim lufte

Londër, 1 prill 2026 (MIA) - Sulmi vdekjeprurës iranian ndaj qytetit izraelit Beit Shemesh më 1 mars duhet të hetohet si krim lufte, konsideron Amnesti Interneshënëll në raportin e saj të fundit.

Në sulmin ndaj Beit Shemesh janë vrarë nëntë civilë, mes të cilëve edhe katër adoleshentë, kur një raketë goditi një zonë të dendur të populluar dhe shkatërroi një sinagogë, ku janë lënduar 46 të tjerë. 

 Sias rezultateve të Amnesti  Interneshënëll, në sulm është përdorur "jashtëzakonisht e pasaktë". Organizata thekson se analiza e provave digjitale nga rrjetet sociale, si dhe fotografitë dhe videot e mbledhura në vendin e sulmit, ka përcaktuar se ishte një raketë balistike iraniane.

 "Arma e përdorur në sulmin iranian ndaj vendbanimit Ramat Lehi në Izrael është shumë e pasaktë dhe mbart një kokë të madhe rakete, duke e bërë atë plotësisht të papërshtatshme për përdorim në zona civile me popullsi të dendur", deklaroi Erika Gevara-Rosas, drejtoreshë për Kërkim, Avokim dhe Fushata të Amnesti Interneshënëll.

 Organizata, gjithashtu, theksoi se nuk kishte objektiva legjitime ushtarake në zonën e prekur nga sulmi.

 "Përdorimi i një rakete balistike në këtë sulm e bën atë të padallueshëm, gjë që përbën shkelje të ligjit humanitar ndërkombëtar. Lëshimi  i një sulmi padallues që shkakton vdekjen dhe lëndimin e civilëve ose shkatërrimin e objekteve civile është një krim lufte", tha Gevara-Rosas, duke bërë thirrje për një hetim dhe ndjekje penale të pavarur dhe të paanshme të personave përgjegjës.

 Vendin e sulmit një ditë më vonë e vizitoi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili akuzoi "tiranët e Teheranit" për sulm ndaj civilëve.

 Irani nuk ka komentuar drejtpërdrejt nëse Beit Shemesh ishte në shënjestër, por autoritet në Teheran thonë se sulmet e tyre janë në përgjigje të veprimeve të forcave amerikane dhe izraelite.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR