• e mërkurë, 03 korrik 2024

Amir-Abdollahian nga foltorja e KB-së në Gjenevë: Izraeli dhe SHBA-ja kurrë nuk do ta eliminojnë Hamasin

Amir-Abdollahian nga foltorja  e KB-së në Gjenevë: Izraeli dhe SHBA-ja kurrë nuk do ta eliminojnë Hamasin

 Gjenevë, 12 dhjetor 2023 (MIA)  -  Shefi i diplomacisë iraniane, Hosein Amir-Abdollahian, sot deklaroi se Izraeli dhe SHBA-ja nuk do të mund ta eliminojnë kurrë Hamasin.

 Duke folur në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, ministri i  Punëve të Jashtme i Iranit tha se Izraeli do të mund të sugurojë lirimin e pengjeve e pengjeve në Gaza vetëm përmes një zgjidhjeje politike, jo përmes luftës, dhe shtoi se Hamasi është një "lëvizje çlirimtare",  raportojnë mediat britanike.

 Udhëheqësi suprem fetar i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei, kohët e fundit u bëri thirrje vendeve myslimane që mbajnë lidhje politike me Izraelin që t'i ndërpresin ato të paktën për një "kohë të kufizuar" dhe bëri thirrje për një embargo për naftë dhe ushqim për Izraelin.

 Foto: Arkiiv i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR