Amir-Abdolahian: Gruper proiraniane nuk mund "të heshtin" para asaj që po ndodh në luftën ndërmjet Izraelit dhe Hamasit
- Ministri iranian i Punëve të Jashtme Hosein Amir Abdolahian sot njoftoi se gruper proiraniane në rajon nuk mund "të heshtin" para asaj që po ndodh në luftën ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes palestineze "Hamas" dhe theksoi se është e domosdoshme që urgjentisht t'i jepet fund kësaj lufte, raportuan mediat franceze.
- Post By Sara Ademi
- 16:43, 31 tetor, 2023
Teheran, 31 tetor 2023 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të Jashtme Hosein Amir Abdolahian sot njoftoi se gruper proiraniane në rajon nuk mund "të heshtin" para asaj që po ndodh në luftën ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes palestineze "Hamas" dhe theksoi se është e domosdoshme që urgjentisht t'i jepet fund kësaj lufte, raportuan mediat franceze.
"Është normale që grupet dhe lëvizjet e rezistencës të mos heshtin për llojin e krimeve që bëhen në territorin palestinez të Rripit të Gazës. Ata nuk do t'i dëgjojnë këshillat e askujt, ashtu që ne gjithashtu duhet ta shfrytëzojmë mundësinë e fundit politike t'i japim fund luftës", tha Abdolahian gjatë vizitës në Katar.
Kryengritësit huthë të Jemenit sot premtuan se do të vazhdojnë me sulmet ndaj Izraelit pasi dërguan drone në drejtim të territorit izraelit.
Pothuajse çdo ditë ka zjarr në kufirin verior të Izraelit ndërmjet forcave izraelite dhe grupit shiit libanez Hezbollah, një nga lëvizjet më me ndikim pro iranian në rajon. Njësitë ushtarake amerikane të stacionuara në Irak ishin sulmuar 14 herë, ndërsa bazat amerikane në Siri ishin nën nëntë sulme në dy javët e fundit", kumtoi Pentagoni.
Ministri iranian i Punëve të Jashtme në Doha u takua edhe me homologun e tij të Katarit, sheikun Mohamed bin Abdelrahman Al Tani, i cili gjithashtu paralajmëroi në rrezik nga zgjerimi i konfliktit dhe bëri thirrje për ndërprerje urgjente të luftës, sipas informacioneve të mediave të Katarit. sa/
foto: EPA