Amerikani Robert Prevost është papa i ri, me emrin e zgjedhur Leoni i Katërmbëdhjetë
- – Amerikani Robert Fransis Prevost u zgjodh papa i ri dhe e zgjodhi emrin Leoni XIV, njoftoi kardinali Dominik Mamberti para besimtarëve të mbledhur në sheshin “Shën Pjetri”.
- Post By Fitore Curri
- 19:55, 8 maj, 2025
Vatikan, 8 maj 2025 (MIA) – Amerikani Robert Fransis Prevost u zgjodh papa i ri dhe e zgjodhi emrin Leoni XIV, njoftoi kardinali Dominik Mamberti para besimtarëve të mbledhur në sheshin “Shën Pjetri”.
Ai sapo doli në ballkon, i veshur në të bardha, me çka u gëzuan shumë besimtarë.
Prevost (69), është lindur në Çikago, Ilinois, SHBA. Prefekt i Dikasterit për Ipeshkvijtë. Ai ishte në misione në Peru dhe shumë mirë e njeh situatën në atë vend.
Tymi i bardhë nga Kapela Sistina sot pasdite e shënoi zgjedhjen e liderit të ri të 1,4 miliardë katolikëve në mbarë botën.
Sipas kardinalit Xhuzepe Versaldi, zgjedhja e papës së ri në rrethin e katërt të votimit është “shenjë e qartë e unitetit në Kishë”.
“Papa i ri u zgjodh madje edhe më shpejtë se paraardhësi i tij”, deklaroi Versaldi (81), duke përkujtuar se papa Françesku u zgjodh në vitin 2013 pas dy ditëve dhe pesë rretheve të votimit.
Në sheshin “Shën Pjetri” jehoi brohoritma Viva il papa“ (“Të rrojë papa”), përderisa orkestra po bën muzikë nën ballkonin e bazilikës. Shumica e besimtarëve duartrokitën në mënyrë spontane, duke shprehur admirim për kreun e ri.
Papa Leoni XIV pritet që së shpejti të dalë në ballkonin e njohur si Lozha e Bekimeve, që ta japë bekimin e tij të parë „Urbi et Orbi“ – “Për qytetin dhe botën”. fc/
Foto: Printskrin