• e hënë, 23 dhjetor 2024

Amerikanët për herë të parë me sukses testuan raketë hipersonike

Amerikanët për herë të parë me sukses testuan raketë hipersonike

Uashington, 14 dhjetor 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës testuan me sukses një raketë konvencionale hipersonike në Florida, vetëm disa javë pasi Rusia përdori për herë të parë raketën e re balistike “Oreshnik” e cila mund të bart edhe kokë bërthamore.

Sistemi hipersonik amerikan me rreze të gjata veprimi, i njohur si “Dark Igëll”, e ka lansuar raketën nga stacioni hapësinor Kejp Kanaverall, me çka është përfunduar testimi gjithëpërfshirës, njoftoi Pentagoni. 

Ky është testimi i parë i suksesshëm i sistemit “Dark Igëll”, me çka janë shfrytëzuar lëshues ngritjes së transportit të qendrës operacionale të baterive.

Raketat hipersonike, të cilat arrijnë shpejtësi më të madhe se 5 valë (pesë herë më e madhe se shpejtësia e zërit), përfaqësojnë një hap të rëndësishëm përpara në teknologjinë ushtarake. Për shkak të shpejtësisë, rrezes dhe manovrimit të tyre, ato mund të anashkalojnë shumicën e sistemeve ekzistuese të mbrojtjes ajrore dhe raketore, duke i bërë ato një armë revolucionare. fc/

Fotografia: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR