Amerikanët ofruan garanca sigurie për Ukrainën, Zelenski nuk është i kënaqur
- SHBA-ja i ofroi Kievit garanca sigurie 15-vjeçare, por Ukraina dëshiron më shumë dhe llogaritë në periudhë prej së paku 30 viteve, deklaroi presidenti ukrainas VOlodimir Zelenski në margjina të Konferencës së Munihut të sigurisë.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:58, 15 shkurt, 2026
Munih, 15 shkurt 2026 (MIA) - SHBA-ja i ofroi Kievit garanca sigurie 15-vjeçare, por Ukraina dëshiron më shumë dhe llogaritë në periudhë prej së paku 30 viteve, deklaroi presidenti ukrainas VOlodimir Zelenski në margjina të Konferencës së Munihut të sigurisë.
Sipas tij, Ukraina punon me të gjithë partnerët për garanca të sigurisë.
"Marrë nëpërgjithësi, ne jemi afër atij projekti. Patëm takim me senatorë amerikanë. Thamë se me të vërtetë dëshirojmë t'i vazhdojmë garancat e sigurisë, në mënyrë që të jenë më efikase për investuesit të cilëve u nevojiten garanca më shumë se pesë deri dhjetë vite", Zelenski, transmetuan mediumet ukrainase.
Ai shtoi se pala amerikane mbrëmë propozoi garanca prej 15 viteve, përderisa Ukraina dëshiron të shtojë 20 vite asaj, që periudha të jetë mes 30 dhe 50 vite.
"Varet nga ajo se çfarë do të vendosë administrata dhe Kongresi, do të shohim", tha Zelenski. ab/