• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ambasadorja gjermane në Kanada ishte pjesë e skandalit në Parlament kur ishte përshëndetur një nazist

Ambasadorja gjermane në Kanada ishte pjesë e skandalit në Parlament kur ishte përshëndetur një nazist

Berlin, 28 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë konfirmoi se ambasadorja e atij vendi në Otavë, Sabine Sparvaser ishte pjesë e skandalit në parlamentin kanadez, kur të pranishmit me ovacione e përshëndetën ish oficerin ukrainas SS. 

Zëdhënësi i Ministrisë, Sebastian Fisher, në konferencë për media deklaroi se ambasadorja gjermane derisa kishte duartrokitur për Jarosllav Junka, nuk e ka ditur të kaluarën e tij dhe për lidhjen e tij me njësitet Vafen SS.

Të premten, anëtarët e parlamentit kanadez duke qëndruar në këmbë i kanë duartrokitur 98-vjeçarit Hunka, i cili u ishte prezantuar gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodomir Zelenski. Në ovacionet morën pjesë edhe Zelenski dhe kryeministri kanadez Xhastin Trudo. 

Sparvaser thjeshtë nuk e dinte për përkatësinë naziste të Hunkës kur ajo iu bashklëngjit të tjerëve gjatë duartrokitjeve, thotë Fisher. Ai tha se incidenti është i papranueshëm, por shtoi se identiteti i vërtetë i Hunkës nuk ishte i njohur për diplomaten gjermane, sepse prania e tij nuk ishte paralajmëruar më parë. 

Megjthatë, mediat theksojnë se kryetari i Dhomës së Poshtme kanadeze, Entoni Rota, e ka prezantuar Hunkën, si "luftëtar për pavarësinë e Ukrainës kundër rusëve", që, siç shtohet, sugjeron se ai ka shërbyer në anën e forcave të Boshtit. 

Kur u pyet se si Sparvaser nuk mund ta kishte kuptuar përkatësinë e Hunkës edhe pse thuhej se ai kishte luftuar kundër Ushtrisë së Kuqe, Fisher tha se kishte "shpjegime të tjera të mundshme" për rolin e tij në luftë. Për shembull, thotë Fisher, Hunka mund të kishte qenë një luftëtar në Ushtrinë atdhetare polake, e cila luftoi kundër forcave gjermane dhe sovjetike.

Entoni Rota të martën dha dorëheqje nga funksioni dhe kërkoi falje për gabimin. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR