Ambasadorja e SHBA-së në Rusi lëshon Moskën
- Lin Trejsi, ish ambasadore e SHBA-së në Rusi është larguar nga Moska, kumtoi sot ambasada ku ajo ishte në detyrë, duke theksuar se punoi në një prej periudhave më të tensionuara në marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit.
- Post By Fami Bajrami
- 13:10, 27 qershor, 2025
Moskë, 27 qershor 2025 (MIA) - Lin Trejsi, ish ambasadore e SHBA-së në Rusi është larguar nga Moska, kumtoi sot ambasada ku ajo ishte në detyrë, duke theksuar se punoi në një prej periudhave më të tensionuara në marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit.
Ajo u emërua gjatë administratës së ish presidentit demokrat Xhozef Bajden, ndërsa largimi i saj vjen në një kohë kur Rusia dhe SHBA-ja po negociojnë një rifillim potencial të marrëdhënieve të tyre, të cilat janë përkeqësuar ndjeshëm që kur Moska nisi luftën në Ukrainë në vitin 2022.
Pasardhësi i saj ende nuk është emëruar.
Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, deklaroi se ka potencialisht marrëveshje të mëdha investimi që mund të arrihen midis Rusisë dhe SHBA-së, por ai është i pakënaqur që përpjekjet e tij për të arritur marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë deri më tani nuk kanë rezultuar në një armëpushim të vërtetë.
Trejsi ishte e përfshirë në përpjekjet për të liruar qytetarët amerikanë të burgosur në Rusi, duke përfshirë gazetarin Evan Gershkoviç dhe ish marinsin Pol Vilan të cilët u liruan përfundimisht në gusht të vitit 2024 si pjesë e shkëmbimeve të mëdha të të burgosurve midis Lindjes dhe Perëndimit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s