• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ambasadori gjerman në Tiranë: Assesi ndarje, Maqedonia e Veriut është sakrifikuar më parë, tani e ka radhën Shqipëria

Ambasadori gjerman në Tiranë: Assesi ndarje, Maqedonia e Veriut është sakrifikuar më parë, tani e ka radhën Shqipëria
Tiranë, 16 prill 2022 (MIA)- Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf është kategorik se Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahet nga Shqipëria në procesin eurointegrues. Për televizionin Ora Njuz duke komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se nëse në qershor nuk hapen negociatat për Shqipërinë nga vendet e BE-së ai do të kërkojë ndarjen e Maqedonisë së Veriut, diplomati gjerman ka thënë se Maqedonia e Veriut meriton të pritet, duke përkujtuar Ramën për vitin 2020 kur “ajo ka dashur ta presë Shqipërinë”. “Për ne ka qenë befasues fakti që në këtë proces është përzier një çështje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Në vitin 2020 Maqedonia e Veriu duhej ta priste Shqipërinë në kontekst të procesit integruese dhe tani kemi situatë identike. Të gjithë punojnë nën presion të caktuar që të shmangen këto pengesa që qëndrojnë në këtë rrugë. Presidenca franceze është e gatshme të thirr konferencën e parë ndërqeveritare në afatshkurtër. Mendoj se Maqedonia meriton të presë dhe të tregohet solidaritet me të”, tha Zingraf. Ambasadori gjerman ka porositur se edhe vendet e rajonit duhet të vazhdojnë bashkëpunimin në bazë të Procesit te Berlinit si nismë që ka sjellë hapa konkret në afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.  

QËNDRONI TË LIDHUR