• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ambasadori gjerman ia ndau vizën e fundit një qytetari të Kosovës

Ambasadori gjerman ia ndau vizën e fundit një qytetari të Kosovës

Prishtinë, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rode ia ndau sot vizën e fundit turistike një shtetasi të Kosovës para heqjes së vizave Shengen për Kosovën, që hyn në fuqi më 1 janar 2024, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Në një postim në faqen e tij në platformën "X", Rode është shprehur i kënaqur me liberalizimin e vizave, duke theksuar se epoka e kufizimeve të lëvizjes së qytetarëve kosovarë në Evropë "po mbyllet më në fund".

"I emocionuar që kjo epokë po mbyllet më në fund, duke i dhënë rrugë liberalizmit të merituar të vizave në pak se dy javë. Duke sjell shtëpinë dhe diasporën shumë më afër së bashku", ka shkruar ambasadori gjerman.

Fitues i vizës së fundit turistike nga ambasada gjermane është Bujar Rustemi.

Për punë, studime dhe lloje të tjera të vizave, procedurat mbeten të njëjta edhe pas liberalizimit të vizave, që do të thotë se në të ardhmen, qytetarët e Kosovës do të mund të vizitojnë të dashurit e tyre apo si turistë në vendet e Shengenit deri në 90 ditë gjatë një periudhë prej 180 ditësh. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR