• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ambasada e SHBA-së në Rumani shpëtoi një shtetas amerikan nga trafikimi i qenieve njerëzore

Ambasada e SHBA-së në Rumani shpëtoi një shtetas amerikan nga trafikimi i qenieve njerëzore
Uashington, 3 nëntor 2022 (MIA) – Sigurimi diplomatik në ambasadën amerikane në Rumani së fundi ka parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore në këtë vend, ku njëri nga personat e shpëtuar është shtetas amerikan, njoftoi sot Departamenti i Shtetit. Profesionistët diplomatikë të sigurisë në postet konsullore anembanë botës, agjentët specialë dhe asistentët hetues punojnë për të shpëtuar jetën e amerikanëve jashtë vendit, kumtuan ata. "Kjo u dëshmua edhe në rastin e Ambasadës Amerikane në Bukuresht të Rumanisë, kur një marins nga sigurimi mori një telefonatë nga një amerikan, i cili tregoi se miku i tij po mbahej kundër dëshirës së tij. Më pas, “në koordinim me agjentët specialë të sigurisë diplomatike dhe hetuesit e krimeve nga sigurimi rajonal i ambasadës, kanë kryer lirimin e sigurt dhe të shpejtë të dy viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore”. Departamenti i Shtetit tha se agjentët punuan me policinë rumune të cilët kërkuan informacion rreth vendndodhjes dhe prova të mjaftueshme për të marrë një urdhër kërkimi. Në aksion u lirua një femër, një shtetase amerikane dhe një tjetër femër, të cilat mbaheshin në robëri kundër dëshirës së tyre. Më pas, me ndihmën e stafit të ambasadës, ata morën një vend qëndrimi, ndihmë ligjore dhe pulla ushqimore nga një organizatë joqeveritare lokale që punon me viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.
"Veprimi i shpejtë dhe puna ekipore e personelit diplomatik dhe konsullor të ambasadës në bashkëpunim me policinë rumune dhe partnerët lokalë të OJQ-ve për të shpëtuar dy gra të mbajtura në robëri janë të lavdërueshme, tha Shejn Dikson, ushtruese e detyrës së zëvendës kreut të misionit në Ambasadën e SHBA-së në Rumani. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR