• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ambasada e SHBA-së në BeH: Asnjë individ nuk është mbi ligjin

Ambasada e SHBA-së në BeH: Asnjë individ nuk është mbi ligjin

Sarajevë, 11 gusht 2023 (MIA) - Ambasada e SHBA-së në Bosnjë e Hercegovinë sot pasdite u deklarua pasi që Prokuroria e BeH-së parashtroi aktakuzë kundër Millorad Dodikut, kryetar i Republikës Sërpska dhe kundër Millosh Llukiqit, u.d. drejtor i gazetës zyrtare të Republikës Sërpska, ndërkaq për shkak të Dekretit për moszbatim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë.

Ambasada vlerëson se ky është hap i rëndësishëm në zbatimin e sundimit të së drejtës.

"Aktakuzat e Prokurorisë së BeH-së kundër Dodikut dhe llukiqit janë hap i rëndësishëm në zbatimin e sundimit të së drejtës, që është theme i secilës demokraci. ligjet e BeH-së vlejnë për të gjithë qytetarët. Asnjë individ nuk është mbi ligjin. Presim që institucionet e BeH-së dhe të gjithë qytetarët t'i respektojnë proceset relevante të përfshira në respektimin e atyre ligjeve", kumtoi Ambasada e SHBA-së në BeH.

Prokuroria e Bosnjë e hercegovinës paraprakisht sot, për mediumet federale konfirmoi se ka parashtruar aktakuzë kundër Dodikut dhe Llukiqit për shkak të miratimit të dekreteve për mospublikim dhe moszbatim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë, Kristian Shmit.

Republika Sërpska nuk e njej Shmitin për prëfaqësues të lartë sepse ai nuk është emëruar në Këshillin e Sigurimit të KB-së, siç është cekur në Aneksin 10 të Marrëveshjes së Dejtonit.

Aktakuza kundër Dodikut dhe Llukiqit hasi në reagime të ashpra tek personat zyrtarë dhe funksionarët e Republikës Sërpska, ndërsa Kabienti i kryetarit të RS-së kumtoi se ky është tentim i drejtpërdrejtë i Prokurorisë së BeH-së dhe Sarajevës politike, me mbështetje të gjithashnshme dhe asistim, përkatësisht krijim i Ambasadës amerikane në Sarajevë dhe drejtpërdrejtë nga ambasadori Majkëll Marfi, si dhe Britanisë së Madhe dhe BE-së, për shkatërirm të institucioneve të RS-së të zgjedhura sipas vullnetit të popullit në zgjedhje demokratike. ab/

Foto: skrinshot Anadollu

QËNDRONI TË LIDHUR