• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ambasada amerikane në Havanë i paralajmëroi amerikanët që të shmangin disa pjesë të qytetit

Ambasada amerikane në Havanë i paralajmëroi amerikanët që të shmangin disa pjesë të qytetit
Havanë, 14 korrik 2021 (MIA) – Ambasada amerikane në Havanë i këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin vizitat në disa rajone të caktuara të kryeqytetit, si dhe të mos i shfrytëzojnë rrugët të cilat qojnë në aeroport për shkak të protestave dhe trazirave në Kubë. Ambasada e SHBA-së në Havanë i përkujtoi të gjithë qytetarët e SHBA-së që të shmangin çfarëdo lloj demonstratash për shkak të natyrës së tyre të paparashikueshme. “I këshillojmë të gjithë nëpunësit shtetërorë amerikanë në Havanë që ta shmangin Sheshin e revolucionit, rajonin e Havanës së vjetër dhe deri të hënën më 19 korrik të mos udhëtojnë drejtë aeroportit”, thuhet në kumtesën zyrtare të publikuar në ueb-faqen e misionit diplomatik amerikan në Kubë. Në ndërkohë, Ministria kubaneze e Ministrisë së Punëve të Brendshme njoftoi se një burrë 36-vjepar ka humbur jetën në protestën antiqeveritare në periferinë e Havanës. Të dielën shpërthyen demonstrata të papara kundër sistemit komunist njëpartiak dhe u përforcuan dje dhe pardje. Trazirat ishin shoqëruar me një varg arrestimesh dhe akuzash për brutalitet të policisë nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR