• e martë, 26 nëntor 2024

Ambasada amerikane në Haiti u bëri thirrje amerikanëve që të largohen nga vendi i Karaibeve sa më shpejt të jetë e mundur

Ambasada amerikane në Haiti u bëri thirrje amerikanëve që të largohen nga vendi i Karaibeve sa më shpejt të jetë e mundur

 Port-ao-Prens, 31 gusht 2023 (MIA) - Ambasada amerikane në Haiti u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen nga vendi i Karaibeve “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke përmendur përkeqësimin e situatës së sigurisë në Haiti.

 "Qytetarët amerikanë në Haiti duhet të largohen nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur me transport komercial ose privat", thuwksohet në kumtesën e përfaqësisë diplomatike amerikane.

 Përshkallëzimi i luftës mes bandave kriminale në Haiti është bërë shkak i një krize humanitare.

 Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 200.000 njerëz janë të zhvendosur brenda vendit dhe rreth 5.2 milionë njerëz (pothuajse gjysma e popullsisë së Haitit) u nevojitet ndihmë humanitare.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR