• e mërkurë, 28 janar 2026

Amazon do të shfuqizojë rreth 16.000 vende pune në një raund të ri pushimesh nga puna

Amazon do të shfuqizojë rreth 16.000 vende pune në një raund të ri pushimesh nga puna

 Londër, 28 janar 2026 (MIA) - Amazoni ka informuar të punësuarit se planifikon të shfuqizojë rreth 16.000 vende pune në nivel global, si pjesë e përpjekjeve për racionalizim  të operacioneve dhe zvogëlimin e  burokracisë në të gjitha punën.

 Siç raportoi DPA, ky është raundi i fundit i madh i largimeve nga puna në gjigantin e shitjes me pakicë dhe teknologjisë, i cili vjen vetëm tre muaj pasi kompania shkurtoi rreth 14.000 vende pune.

 Kuptohet që shumica e vendeve të punës të prekura nga shkurtimet e fundit do të jenë në ShBA.

 Një nga nënkryetarët e Amazonit, Bet Galeti, në një postim në blog shkroi se "po punohet në përforcimin e organizatës përmes zvogëlimit të shtresave, rritjen e  e llogaridhënies dhe eliminimin e burokracinë".

 "Disa prej jush mund të pyesin nëse ky është fillimi i një ritmi të ri - ku paralajmërojmë shkurtime në shkallë të gjerë çdo disa muaj. Ky nuk është plani ynë", shkroi ai.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR