• e premte, 05 dhjetor 2025

Alternativa: Krenaria e Dibrës, gjeneral Gëzim Ostreni pret në konak Mexhitin dhe Melën

Alternativa: Krenaria e Dibrës, gjeneral Gëzim Ostreni pret në konak Mexhitin dhe Melën

Dibër, 25 tetor

Një takim plot respekt dhe vlerësim në zemër të Dibrës!

Gjenerali Gëzim Ostreni, një ndër figurat krenare të historisë sonë të re, priti mbrëmë në konak Izet Mexhitin dhe Fisnik Melën.

Në këtë takim u theksua rëndësia e unitetit, përkushtimit dhe drejtimit të duhur që Dibra po merr përmes njerëzve që punojnë me ndershmëri dhe vizion.

Gjenerali Ostreni, simbol i dinjitetit dhe sakrificës, dha mbështetjen e tij për një rrugë që garanton zhvillim, stabilitet dhe vlera të qëndrueshme për qytetin tonë.

Dibra e fisnikërisë, e krenarisë dhe e njerëzve që nuk harrojnë rrënjët e veta, po bashkohet për një të ardhme më të mirë.

Alternativa

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: Alternativa

QËNDRONI TË LIDHUR