• e enjte, 07 nëntor 2024

“Alternativa” propozon ndryshime kushtetuese me të cilat veprat kriminale kundër detyrës zyrtare nuk do të vjetërohen

“Alternativa” propozon ndryshime kushtetuese me të cilat veprat kriminale kundër detyrës zyrtare nuk do të vjetërohen
Shkup, 29 tetor 2022 (MIA) – Alternativa sot doli me propozimin për ndryshime kushtetuese me të cilat pret që të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar në pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe lokal të mos përfitojnë përfitim pasuror të kundërligjshëm. Kryetari i partisë, Afrim Gashi, sot deklaroi se pret për këtë propozim të tyrin të bashkohen të gjitha partitë politike në vend. Thotë se amendamenti të  cilin e propozojnë  të përfshihet në Kushtetutës është përgatitur në konsultim të gjerë me ekipet ligjore të partisë dhe se nga sot teksti i propozuar do të vendoset në një debat të gjerë publik. Me këtë amendament, siç ka shpjeguar Gashi, shtohet neni 52 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Lidhur me kërkesën e disa partive shqiptare që të fshihet nga Kushtetuta formulimi “gjuhën që e flasin më shumë se 20 për qind...”, nga Alternativa thonë se janë dakord, por se debati për këtë çështje duhet të bëhet me kujdes sepse, siç theksojnë, nuk duhet të ketë fitues dhe humbës. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR