Aliu: Po shqyrtohet mundësia e vendosjes së testeve toksikologjike për punonjësit shëndetësor
- Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në lidhje me atë nëse ka plane për të vendosur teste toksikologjike për punonjësit e kujdesit shëndetësor, deklaroi se kanë 12 grupe punuese të cilët punojnë për ndryshimin ose sinkronizimin e këtyre ligjeve me qëllim shmangien e çdo përplasjeje midis tyre.
- Post By Ramize Qamili
- 13:12, 14 tetor, 2025
Shkup, 14 tetor 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në lidhje me atë nëse ka plane për të vendosur teste toksikologjike për punonjësit e kujdesit shëndetësor, deklaroi se kanë 12 grupe punuese të cilët punojnë për ndryshimin ose sinkronizimin e këtyre ligjeve me qëllim shmangien e çdo përplasjeje midis tyre.
"Një nga mundësitë që do të shqyrtojmë është nëse në secili nga neni mund të përfshihet në disa nga ligjet", shtoi Aliu, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ka plane për të vendosur teste të tilla pas videos që u shfaq në rrjetet sociale me ish drejtorin e Klinikës së neurologjisë, Igor Kuzmanovski.
Aliu gjatë vizitës në departamentin komplet të rinovuar të Klinikës për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimacion dhe kujdes intensiv dhe Qendrën e emergjencës (TOARKIQE), në lidhje me atë nëse janë planifikuar sanksione theksoi se për atë janë përgjegjës juristët, të cilët punojnë me ligjet, duke shtuar se në raste të tilla ka tregues, prej të cilëve nëse ka shkelje duhet të parashikohen sanksione.
Kryeministri Hristijan Mickoski i cili ishte gjithashtu mori pjesë në këtë ngjarje, theksoi se Qeveria reagoi menjëherë pas videos së publikuar në rrjetet sociale me ish drejtorin e Klinikës së neurologjisë, Igor Kuzmanovski, duke theksuar se ai si mjek ka një biografi mbresëlënëse, por ajo që bëri në një moment dobësie, sipas të gjitha gjasave do ta ndjek gjatë gjithë jetës së tij.
"Ajo që ndodhi, ndodhi dhe nuk duhet të kthehemi mbrapa. Përndryshe, kur të shikoni biografinë e profesorit, kolegut tim, do të arrini në përfundimin se bëhet fjalë për një biografi mbresëlënëse, e cila është shumë e rrallë, mendoj në përgjithësi në Ballkan. Ajo që ish drejtori pati momente dobësie, supozoj se do ta ndjekë gjatë gjithë jetës së tij dhe kjo është çështje e tij private, nuk kam çfarë të them këtu. Ne si Qeveri, bëmë atë që duhej të bënim dhe reaguam menjëherë pasi ai material i paligjshëm u shfaq në mediat sociale", shtoi Mickoski.
Pas publikimit të regjistrimit me Kuzmanovskin, në një atmosferë familjare, ku përzien substancë pluhur të bardhë në një pjatë, flet për të me asoacion me kokainën dhe flet me një person tjetër, Ministria e Shëndetësisë kumtoi se po e shkarkon nga pozicioni i drejtorit në Klinikën e neurologjisë. Dr Jovan Bozhinovski është emëruar për u.d drejtor i ri të Klinikën e neurologjisë. rq/
Foto: printskrin
Фото: Принтскрин