• e diel, 22 dhjetor 2024

Aliu: Kemi 129.374 të punësuar në administratë, plus dy deri në tre mijë me kontratë në vepër

Aliu: Kemi 129.374 të punësuar në administratë, plus dy deri në tre mijë me kontratë në vepër

Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - Numri i publikuar i të punësuarve në administratën publike është i saktë, por nuk i përfshin ata që janë të angazhuar me kontratë në vepër dhe me ta do të thotë se numri i përgjithshëm është më i madh për dy tre mijë, theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu.

Ai sonte, në televizionin Telma, u përqendrua në raportin që u prezantua sot, ku thuhet se në fund të vitit 2022, numri i përgjithshëm i administratorëve ka qenë 129.374, që është për 2.714 më pak në krahasim me vitin 2021.

Aliu përmendi se shumica e institucioneve ose 60.7 për qind janë në nivel lokal, ndërsa 39.3 për qind janë në nivel qendror. Gjatë vitit të kaluar janë themeluar nëntë institucione të reja dhe një është mbyllur.

Ai theksoi se ka institucione, në të cilat numri i anëtarëve të Këshillave drejtues është më i madh se numri i të punësuarve, prandaj ekziston një proces skanimi, i cili do të japë një pasqyrë të qartë se çfarë po ndodh, pas së cilës do të fillojë faza e dytë e tyre e optimizimi të tyre.

Ministri po ashtu theksoi se janë disa ligje që janë në fazën fillestare, e disa janë në fazën përfundimtare dhe shprehu pritjen që së shpejti të hidhen në votim para deputetëve.

"Sipas direktivave të Bashkimit Evropian, ne jemi të ngarkuar të ecim dejt optimizimit të administratës publike. Por kjo nuk do të thotë që një institucion të mos krijohet, një institucion tjetër të shuhet, dy të lidhen në një etj. Është metodologjia që duhet përdorur gjatë kësaj periudhe. Kemi ekspertë, vendas dhe të huaj, të cilët bëjnë analiza funksionale në nivel të institucioneve dhe ofrojnë shërbime në ato institucione, në mënyrë që të mos ketë mbivendosje të kompetencave. Fatkeqësisht, deri më tani janë zbuluar disa institucione se në cilat pjesë procesi është në një, e më pas vazhdon në një tjetër. Kjo nënkupton optimizim", theksoi Aliu.

Sa i përket digjitalizimit, Aliu tha se po punohet për krijimin e Ligjit për Agjencinë për dixhitalizim, i cili, siç tha ai, do të jetë “ombrellë” në nivel shtetëror dhe i cili do të zbatojë politikat e transformimit digjital në nivel shtetëror. mb/

Foto: Printskrin

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR