Aliu do të japë raport për punën e realizuar në 100 ditët e fundit
- Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu sot në Qendrën e mediave të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë Konferencë për shtyp, ku do të prezantojë punën e 100 ditëve të kaluara.

Shkup, 14 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, sot në Qendrën e mediave të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë Konferencë për shtyp, ku do të prezantojë punën e 100 ditëve të kaluara.
Azir Aliu është zgjedhur ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës më 27 shkurt të këtij viti si anëtar i Aleancës për Shqiptarët pas hyrjes së kësaj partie në Qeveri. mb/