• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aliti : Është koha për zbatimin e reformave të cilat deri më tani nuk janë bërë

Aliti : Është koha për zbatimin e reformave të cilat deri më tani nuk janë bërë
Shkup, 26 nëntor 2022

Reforma e administratës publike dhe Riorganizimi i administratës shtetërore ishin në fokusin e intervistës së ministrit për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti në emisionin

“ Argument Plus ”, në TV 24.

Reforma e administratës publike është prioritet me qëllim arritjes së shërbimeve më cilësore ndaj qytetarëve, por edhe efikasitet më të madh dhe llogaridhënie të institucioneve. Këto reforma janë tejet të rëndësishme edhe për rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Riorganizimi është njëra prej komponentëve më të rëndësishme të RAP. Pas analizës së realizuar të institucioneve, ekspertët kanë dhënë rekomandime konkrete për atë se si duhet që të realizohet riorganizimi ”, deklaroi ministri.

Ajo që është konstatim i përgjithshëm, është se kemi raste kur dy tre institucione e kryejnë punën e njëjtë, kemi institucione ku panevojshëm ka drejtor, bord udhëheqës, bord mbikëqyrës për të cilat shteti harxhon shumë para dhe kemi disa institucione të cilat askujt nuk i japin llogari. Paradigma e ekspertëve është që secila agjenci të futet nën ndonjë ministri varësisht nga kompetencat”, theksoi ministri Aliti.

Procesi i riorganizimit është dinamik; janë mbajtur disa diskutime publike, janë formuar grupe pune që përbëhen prej ekspertëve të jashtëm dhe të brendshëm si dhe ekspert nga MSHIA.

“ Ne si MSHIA jemi liderë të projektit, por nuk përzihemi në atë se si Ministria e ekonomisë do të riorganizohet me agjencitë e tyre ose Ministria e bujqësisë”, potencoi ministri duke shtuar se targeti për përfundimin është 1 korriku i vitit 2023, ndërsa deri në vitin 2024 të gjitha ministritë duhet që ta përfundojnë procesin.

Ideja është që agjencitë të janë nën ndonjë ministri që të kemi komunikim më efikas, më transparent si dhe më pak drejtor dhe borde.

_______________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR