• e martë, 26 nëntor 2024

Aliev u premtoi të drejta armenëve në Nagorno-Karabah

Aliev u premtoi të drejta armenëve në Nagorno-Karabah

Nahçivan, 25 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev sot në takim me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se të drejtat e armenëve në Nagorno-Karabah do të garantohen.

"Banorët e Nagorno-Karabahut, pa dallim të përkatësisë etnike, janë shtetas të Azerbajxhanit. Të drejtat e tyre i garanton shteti azerbajxhanas", tha Aliev në konferencën për shtyp, të mbajtur me presidentin turk, Erdogan në Nahçivan.

Armenët në Karabah, territor ndërkombëtarisht i njohur si pjesë e Azerbajxhanit, ishin të detyruar në armëpushim javën e kaluar pas operacionit 24-orësh ushtarak të Armatës shumë më të madhe të Azerbajxhanit.

Udhëheqësia e gati 120-mijë armenëve deklaruan se nuk dëshirojnë të jetojnë nën komandën e Azerbajxanit dhe se do të shkojnë në Armeni, pasi druajnë nga dëbimi dhe pastrimi etnik. Udhëheqësisa e armenëve sot kumtoi se ka pasur tollovi nga drejtimi i Karabahut drejt Armenisë dhe se atyre që dëshirojnë të largohen, do t'u sigurohen derivate falas. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR