• e martë, 26 nëntor 2024

Aliev: Azerbajxhani është urë mes jugut global dhe veriut global

Aliev: Azerbajxhani është urë mes jugut global dhe veriut global

Baku, 12 nëntor 2024 (MIA) - Azerbajxhani do të bëjë gjithçka për të gjetur mirëkuptim të përbashkët mes vendeve në zhvillim dhe vendeve të zhvilluara, mes jugut global dhe veriut global, deklaroi sot presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev në hapjen e Samitit të liderëve botërorë KOP29 në Baku për ndryshimet klimatike.

Aliev tha se megaprojektet e nisura nga Azerbajxhani kanë ndryshuar rrugët e energjetikës dhe transportit në Euroazi.

“Veriu, jugu, perëndimi dhe lindja janë pikërisht vendi i takimit në Azerbajxhan. Këtu, energjia, kultura, përfshirë transportin, zhvillohen ndërmjet pjesëmarrësve të ndryshëm ndërkombëtarë. Mega-projektet e filluara nga Azerbajxhani kanë ndryshuar tashmë rrugët e energjetikës dhe transportit në Euroazi. Me këtë kemi vendosur një format produktiv të bashkëpunimit multilateral”, ka thënë Alievi.

Foto EPA

QËNDRONI TË LIDHUR