• e premte, 22 nëntor 2024

Algjeria dënoi 49 persona me vdekje për shkak të linçimit të një akuzuari rrejshëm për zjarret pyjore

Algjeria dënoi 49 persona me vdekje për shkak të linçimit të një akuzuari rrejshëm për zjarret pyjore
Algjeri, 24 nëntor 2022 (MIA) - Gjykata në Algjeri dënoi 49 persona me vdekje për shkak të linçimit të një personi të akuzuar rrejshëm për zjarret e shkaktuara vdekjeprurëse pyjore në valën e vazhduar të nxehtësisë gjatë vitit të kaluar. Dënimet me vdekje në Algjeri gati gjithmonë zëvendësohen me burg të përjetshëm dhe nuk ka pasur ekzekutim në vend që nga vitet 1990 kur qeveria luftonte kundër kryengritjes islamiste në luftën qytetare në të cilën humbën jetën qindra mijëra njerëz, transmeton Frans 24. Vrasja e 38-vjeçarit Xhamal Ben Ismail, e kishte shokuar vendin. Ai ishte i dyshuar se i ka shkaktuara zjarret në të cilat humbën jetën të paktën 90 persona, pas çka ishte paraqitur në stacionin e policisë në rajonin Tizi Uzu. Ishte liruar dhe pasi kishte udhëtuar në Kabili, Ben Ismail ishte kapur peng nga dhjetëra të rinj nga Larb Nat Iraten dhe ishte djegur i gjallë, sipas dëshmisë dhe videove të prezantuara gjatë gjykimit. Më vonë u dëshmua se Ben Ismail, artist nga Miliana (230 kilometra ose 140 milje në perëndim), ishte dërguar në rajon si vullnetar që të ndihmojë në shuarjen e zjarreve. Dhjetëra persona humbën jetën në zjarre, ndërsa qytetet dhe fshatrat mbetën nën rrënoja. Kompetentët atëherë njoftuan se zjarret i kishin shkaktuar disa piromanë, duke mos përmendur kurrfarë hollësish. Gjykatësit dënuan edhe 37 persona të tjerë me dënime prej dy deri 10 vjet, ndërsa 17 të tjerë ishin liruar. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR