• e diel, 30 qershor 2024

Alepo mes qyteteve më të goditura nga tërmeti në Siri

Alepo mes qyteteve më të goditura nga tërmeti në Siri

Alepo, 6 shkurt 2023 (MIA) – Qyteti sirian Alepo i cili u shkatërrua nga lufta, është mes zonave më të goditura nga tërmetet e sotëm vdekjeprurës të cilët shkatërruan edhe pjesë në jug të Turqisë.

Ekipet e shpëtimit për raste urgjente kumtuan se shumë ndërtesa u dëmtuan ose u shkatërruan dhe se nën rrënoja ka njerëz të bllokuar.

Në rajon jetojnë milionë refugjatë të zhvendosur për shkak të luftës civile.

Ai është një nga vendet nën kontroll të qeverisë siriane e cila ende lufton kundër forcave opozitare. Një pjesë e fshatrave përreth janë nën kontrollin e rebelëve.

Shumë zona të qytetit kanë qenë të shkatërruara nga konflikti para se të ndodhë tërmeti. Në veri të Sirisë janë regjistruar më shumë se 1000 viktima nga tërmeti.

Siç njofton Bi-Bi-Si nuk është plotësisht e qartë se sa viktima ka në Alepo.

QËNDRONI TË LIDHUR