• e enjte, 04 dhjetor 2025

Aleksandar Jovanovski kryeson para Fatmir Deharit në Kërçovë

Aleksandar Jovanovski kryeson para Fatmir Deharit në Kërçovë

Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Kandidati i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Jovanovski udhëheq në garën zgjedhore për kryetar të Kërçovës para kandidatit të AKI-së, Fatmir Dehari.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 72.83 për qind e fletëvotimeve të numëruara, për Jovanovskin kanë votuar 10.760 banorë të Kërçovës (53.81%), ndërsa për Deharin 8.597 (42.99%).

Dehari tha se rezultatet e para të zgjedhjeve lokale për Kërçovën nuk janë të kënaqshme, duke i lutur qytetarët për qetësi dhe durim.

Ai tha se në ditët në vijim do të jap informacione me të hollësishme, ndërkohë që falënderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen.

Në Kërçovë të drejtë vote kanë pasur 51.016 qytetarë, ndërsa sot në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale votuan 26.169.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR