• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Aleksandar Gjorqevski, babai i Vanjës pohon se nuk ka absolutisht asnjë involivim në rastin

Aleksandar Gjorqevski, babai i Vanjës pohon se nuk ka absolutisht asnjë involivim në rastin

Shkup, 7 prill 2025 (MIA) - Aleksandar Gjorqevski, sot në Gjykatën penale në Shkup tha se nuk ka absolutisht asnjë involvim dhe se as nuk i njeh, as nuk mumd t'i shikojë të pandehurit në rastin për rastin e vrasjes së vajzës së tij, Vanja Gjorqevska dhe Pançe Zhezhoskit.

Në fillim Gjorqeski i pyetur nga avokati i tij, Vladimir Tufegxhiq "nëse sot ndjehet i gatshëm dhe dakord që të japë deklaratë para gjykatës", tha se "ndjen detyrim para se gjithash për shkak të Vanjës".

"Mendërisht nuk jam i sigurt sa jam gati, por e ndjej detyrim dhe dua të jap një deklaratë. Në fillim të gjyqit thashë se do të jap për disa arsye kryesore, para së gjithash për shkak të Vanjës, sepse gjatë hetimit dhe këtu në sallën e gjyqit u prezantuan të pavërteta famëkeqe në lidhje me të dhe dua t'i them se babi është i njëjti njeri që e ka parë për herë të fundit fundjavën para 4 dhjetorit dhe që atëherë jam paraqitur në një dritë jashtëzakonisht të kundërt me atë që jam. Vendosa të ndrydh emocionet e mia që të mund të jap këtë deklaratë, të marr forcë, kurajo dhe për hir të të gjithë atyre që më njohin dhe vuajnë me mua, por edhe për hir të të gjithë atyre që nuk më njohin, të tregoj anën time të së vërtetës, historinë time, se nuk kam absolutisht asnjë përfshirje me këta njerëz, deklaratat e të cilëve gjatë procedurës vumë re se nuk ndjejnë as faj, as pendim. Vura re se ata demonstrojnë inat dhe zhgënjim ndaj të ashtuquajturit "Car", tha Gjorçevski.

Gjorqevski tha se "për vete konsideron se ka dhënë një kontribut të madh në hetim" dhe se "nëse nuk do kapeshin, nëse nuk do të ndaleshin, nuk vura re tek ata se ka faj ose pendesë dhe se do të ndalojnë me veprimet e planifikuara".

I pyetur nëse i njeh personat e pandehur nga më parë, Gjorqevski tha se "as nuk i njoh, as derisa sa zgjasin seancat mund të shikoj, zakonisht qëndroj me sy mbyllur, as nuk mund t'i shikoj".

-Во текот на вечерните часови добив повик од помошник началник на СВР Скопје дека ќе треба да се вклучиме и ние, бидејќи има изјави од родителите дека девојчето може да е киднапирано. Се собр

 

Në aktakuzë thuhet se Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku kanë planifikuar rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë të japë para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski, në Veles, sipas aktakuzës, ka qenë me qëllim që ta detyrojë t'ua japë automjetin e tij Citroen, në mënyrë që ta përdorin për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Vanja e mitur dhe Pançe nga Velesi, u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor të vitit 2023 u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR