• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Alek Boldvin është deklaruar i pafajshëm për vrasjen nga pakujdesia

Alek Boldvin është deklaruar i pafajshëm për vrasjen nga pakujdesia

Los Anxhelos, 24 shkurt 2023 (MIA) - Alek Boldvin është deklaruar i pafajshëm për akuzat për vrasje nga pakujdesia në xhirimet e filmit "Ndryshk" (Rust) në shtetin federal amerikan Nju Meksiko.

Prokurorët në Nju Meksiko kanë hequr dorë nga planet për të kërkuar një dënim me pesë vjet burg për posedim të paligjshëm të një arme zjarri për aktorin, në lidhje me vdekjen e Halina Haçins në xhirimet e filmit. Pritet Boldvin nesër të paraqitet për herë të parë para Gjykatës, raportoi "Njujork tajms".

Ai tani po akuzohet vetëm për vrasje nga pakujdesia, e cila konsiderohet një vepër më e vogël, sepse Boldvin mund të përballet me 18 muaj burg nëse shpallet fajtor.

Boldvin, përndryshe, dyshohet për vrasjen e kinematografes Halina Haçins, ndërsa regjisori Xhoel Souza u plagos. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR