• e mërkurë, 22 janar 2025

Aleati i Erdoganit, Bahçeli i thirri në bisedime partinë prokurde dhe liderin e PKK-së

Aleati i Erdoganit, Bahçeli i thirri në bisedime partinë prokurde dhe liderin e PKK-së

Ankara, 26 nëntor 2024 (MIA) - Aleati kryesor i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, lideri i Partisë për lëvizje nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, sot e zgjeroi nismën për përfundimin e konfliktit 40-vjeçar me Partinë punëtore të Kurdistanit (PKK), duke propozuar që partia parlamentare prokurde DEM të fillojë bisedime me prijësin e burgosur të PKK-së, Abdulla Oxhallan.

DEM iu përgjigj ftesës së Bahçelit me parashtrim të kërkesës drejt Ministrisë së Drejtësisë për takim me Oxhallanin.

Partia theksoi se është e gatshme të kontribuojë për zgjidhje të çështjes kurde dhe për demokratizim të Turqisë.

Bahçeli paraprakisht propozoi që Oxhallan ta shpallë fundin e kryengritjes në këmbim të mundësisë për lirimin e tij.

Autoritetet turke e konsiderojnë PKK-në organizatë terroriste, ndërsa konfliktet me militantët kurdë zgjasin mbi 40 vite.

Sipas informatave të reja, autoritetet arrestuan 231 persona të dyshuar për lidhje me PKK-në. ab/

foto: "Х"

QËNDRONI TË LIDHUR