• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aleanca për Shqiptarët bëhet pjesë e Qeverisë

Aleanca për Shqiptarët bëhet pjesë e Qeverisë

Tetovë, 9 shkurt 2023 (MIA) - Aleanca për Shqiptarët po bëhet pjesë e Qeverisë, ka konfirmuar sonte kryetari i ASH-së, Arben Taravari pas mbledhjes së organit më të lartë partiak në Tetovë.

Kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët në mbledhjen e sotme pranoi me shumicë votash hyrjen në Qeveri. Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shoqërisë Informatike apo zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike janë rënë dakord si resore që do t'i përkasin Aleancës për Shqiptarët.

Është rënë dakord, siç tha Taravari, që ASH-ja të marrë dy poste zëvendësministrore, për mbrojtjen dhe për bujqësinë.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka paralajmëruar mbledhjen e kryesisë për nesër, ku do të shpallë emrat e ministrave të ardhshëm. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR