Albaneze: Netanjahu mohon krizë humanitare në Gazë, ne do ta njohim Palestinën
- Kryeministri australian, Entoni Albaneze sot, një ditë pasi që kumtoi se Australia do ta njohë Palestinën, deklaroi se kolegu i tij izraelit, Benjamin Netanjahu vazhdon ta mohojë krizën humanitare në Gazë.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:39, 12 gusht, 2025
Kanberrë, 12 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri australian, Entoni Albaneze sot, një ditë pasi që kumtoi se Australia do ta njohë Palestinën, deklaroi se kolegu i tij izraelit, Benjamin Netanjahu vazhdon ta mohojë krizën humanitare në Gazë.
Australia do ta njohë Palestinën muajin e ardhshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të bashkuara, duke e rritur presionin ndërkombëtar ndaj Izraelit, duke pasur parasysh atë që Franca, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkaur gjithashtu paralajmëruan njohje.
"Mosgatishmëria e qeverisë izraelite për t'i dëgjuar aleatët e vet kontribuoi për vendimin e Australisë ta njphë shtetin palestinez", tha Albaneze. Në intervistë për radiodifuzerin Ej-Bi-Si, ai e tregoi thirrjen telefonike që e pati me Netanjahun.
"Ai mohon gjithçka që u ndodhë atje njerëzve të pafajshëm", tha ai.
Vendimi i Australisë për ta njohur Palestinën është kushtëzuar nga premtimi i Administratës palestinete se grupi militant islamist Hamas nuk do të prëfshihet në drejtimin e shtetit të ardhshëm.
Mendimi publik në Australi ndryshoi në dobi të Palestinës pas raporteve të shtuara për uri dhe mosushqyerje tek popullata, ndërkaq posaçërisht pasi që Izraeli kumtoi plane për marrje të kontrollit të plotë ndaj Gazës. Dhjetëra mijë dmeonstrues këtë muaj kërkuan dërgesë urgjente të ndihmës humanitare në Gazë.
"Ky vendim është udhëhequr nga disponimi publik në Australi i cili ndryshoi në muajt e fundit, me ç'rast shumica e australianëve dëshirojnë menjëherë t'i vihet fundi krizës humanitare në Gazë", tha Xhesika Genauer, ligjerëese e lartë e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Flinders.
Zelanda e Re fqinje ende po mendon nëse do ta prnaojë shtetin palestinez. Kjo mosvendosje shkaktoi kritika të ashpra nga ish-kryeministrja Helen Kllark.
"Nuk mund ta besoj se po debatojmë nëse duhet ta japim votën tpnë për ndalje të kësaj katastrofe. Kjo nuk është Zelanda e Re që e njihja më herët", tha ajo. ab/
Foto: ЕPА