• e martë, 26 nëntor 2024

Alarmi për bombë në aeroportin e Prishtinës është i rremë, fluturimet do të vazhdojnë si zakonisht

Alarmi për bombë në aeroportin e Prishtinës është i rremë, fluturimet do të vazhdojnë si zakonisht

Prishtinë, 6 shkurt 2023 (MIA) - Alarmi për një mjet shpërthyes në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë është i rremë, tha zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara.

"Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës dhe ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht!”, ka thënë Gara.

Për më shumë se një orë ka zgjatur bllokada e aeroportit, gjatë së cilës njësitë e specializuara të policisë, zjarrfikësve dhe emergjencave kanë marrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme.

Më parë kishte pasur disa alarme për një mjet shpërthyes të vendosur në atë aeroport, të cilët ishin gjithashtu të rreme.

Alarmi i fundit, para atij të ditës së sotme, ishte më 22 dhjetor të vitit të kaluar. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR