• e premte, 28 qershor 2024

Alarme për bomba në disa lokacione në Zagreb, policia po kërkon nëpër objekte në qytet

Alarme për bomba në disa lokacione në Zagreb, policia po kërkon nëpër objekte në qytet

Zagreb, 14 korrik 2023 (MIA) - Në 30 mejle, mes të cilave edhe në disa redaksi në Zagreb, është dërguar porosi e tmerrshme, ku janë përmendur lokacione ku gjoja janë vendosur bomba.

"Po vendosim bomba të kurdisura me tajmer", thuhet mes tjerash.

Po ashtu shtohet se bombat janë kurdisur të shpërthejnë të premten në mesditë.

Krahas në disa mediume, thuhet se mjet shpërthyes është vendosur edhe në kthesën e tramvajit në Dubravë, katër në Shkollën bujqësore, një në hotel dhe dy në stacionin policor në Dubravë.

Nga prokuroria e lartë e Zagrebit thonë se kanë kryer ekspertizë në pesë lokacione dhe u konfirmua se alarmet kanë qenë të rreme. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR