• e premte, 05 dhjetor 2025

Al Thani: Izraeli me sulmin ndaj Dohas u përpoq t'i ndërpresë bisedimet për armëpushim në Rripin e Gazës

Al Thani: Izraeli me sulmin ndaj Dohas u përpoq t'i ndërpresë bisedimet për armëpushim në Rripin e Gazës

 Doha, 15 shtator 2025 (MIA) - Emiri i Katarit, Sheik Tamim bin Hamad al-Thani, në hapjen e samitit arabo-islamik, deklaroi se Izraeli, me bombardimin e një ndërtese në Doha javën e kaluar me qëllim eliminimin e përfaqësuesve të Hamasit, u përpoq t'i ndërpresë negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës.

"Kushdo që punon me këmbëngulje dhe mënyrë metodike për të vrarë palën me të cilën po negocion, synon t'i ndërpresë negociatat", theksoi al-Thani.

 Nga Samiti në Doha pritet të dënojë bombardimin e një ndërtese në kryeqytetin e Katarit nga Izraeli, që synonte eliminimin e udhëheqësve të lëvizjes palestineze Hamas, që vrau pesë zyrtarë të lartë të Hamasit dhe një anëtar të forcave të sigurisë së Katarit.

 Sulmi u dënua gjerësisht, përfshirë edhe nga monarkitë e pasura të Gjirit Persik, aleatë të SHBA-së.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR