• e hënë, 01 korrik 2024

Al Sisi: Përshkallëzimi në Izrael është i rrezikshëm, mund të ndikojë në stabilitetin në Lindjen e Afërt

Al Sisi: Përshkallëzimi në Izrael është i rrezikshëm, mund të ndikojë në stabilitetin në Lindjen e Afërt

Kajro, 10 tetor 2023 (MIA) - Presidenti egjiptian Abdel Fatah el Sisi deklaroi se përshkallëzimi i situatës mes Izraelit dhe palestinezëve është shumë i rrezikshëm dhe mund të ndikojë në sigurinë dhe qëndrueshmërinë e gjithë rajonit në Lindjen e Afërt. 

"Egjipti shpreson për zgjidhje e cila do të sjellë paqe dhe krijimin e shtetit palestinez", tha Al Sisi. 

Ai shtoi se po bën çmos që sa më shpejtë të shpallet armëpushim i cili do t'i kursejë civilët nga të dyja anët. 

Al Sisi theksoi se siguria kombëtare e Egjiptit është prioritet i tij i lartë dhe se nuk do ta injorojë këtë çështje nën kurrfarë rrethanash. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR