Al Sisi: Drone dje kanë rënë mbi dy qytete në Egjipt
- Drone dje kanë rënë mbi dy qytete egjiptase, konfirmoi presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al Sisi.
- Post By Besnik Shuki
- 12:28, 28 tetor, 2023
Kajro, 28 tetor 2023 (MIA) - Drone dje kanë rënë mbi dy qytete egjiptase, konfirmoi presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al Sisi.
Ai u ka bërë thirrje të gjitha kombeve ta respektojnë sovranitetin dhe pozitën e Egjiptit në rajon.
"Egjipti do të vazhdojë të luajë rol pozitiv në kofliktin mes Izraelit dhe Hamasit dhe nuk dëshiron që ai të përhapet në rajon", shtoi ai.
Dy burime egjiptase të sigusirë dje kumtuan se "një projektil" ka rënë në qytetin Nuveiba nbë Detin e Kuq. Ministria izraelite e Punëve të Jashtme pohon se ato janë lansuar nga ana e hutëve nga Jemeni. bsh/
Foto: MIA arkiv